INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme me pasurinë, një tjetër gjyqtar i lartë ka radhën për Vetting! [EMRI]

Probleme me pasurinë, një tjetër gjyqtar i lartë ka radhën për Vetting! [EMRI]

Publikuar më: 11:20 02-04-2019

Duket se pasuria e pajustifikuar është një nga problemet e evidentuara për kreun e gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku, i cili ka radhën e Vettingut. Ai ka dalë sot para KPK ku po zhvillohet seanca dëgjimore me trup gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko.

Petku është paraqitur pa avokat mbrojtës në seancë. Sipas relatimit të KPK të raportit të ILDKPI, deklarimi i pasurisë nuk është i saktë, ka fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Nga hetimi i thelluar i KPK ka rezultuar se ai ka pasuri në pjesë takuese: Truall 272 m blerë nga babai i tij; 1/4 e një banesë të ndërtuar në këtë truall; 1/4 e një sipërfaqeje 700 m2; 1/4 e një sipërfaqeje 2000 m2; 1/4 truall 16 mijë m2 blerë nga babai në 1996.

Duke qenë se këto pasuri janë trashëguar nga babai, hetimi u thellua tek hetimi i pasurisë së babait. KPK tha se Petku në vitin 1999 ka gjykuar një dosje për Vehbi Alimuçën, ish-kreun e firmës piramidale VEFA, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi.

KPK deklaroi se duket se ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë së babait të tij dhe ka konflikt në gjykimin e Vehbi Alimuçës kur babai kishte marrëdhënie interesi. Po kështu sipas KPK, ka mungesë dokumentacioni për justifikimin e një trualli prej 16 mijë m2.

kreuikpks.jpg

Article Logic
Execution time: 0.002924919128418