INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Probleme me pasurinë, KPK shkarkon një tjetër gjyqtar [EMRI]

Probleme me pasurinë, KPK shkarkon një tjetër gjyqtar [EMRI]

Publikuar më: 10:21 21-03-2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci.

Mungesa e dokumentacionit për pasuri të vëna nga gjyqtari në Mirditë, Laç e Velipojë si dhe të ardhurat e tij si avokat para nisjes së detyrës si gjyqtar, ngritën pikëpyetje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjithashtu probleme u konstatuan edhe në pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin e gjyqtarit Gjaci, i cili pranoi se provat që kishte dorëzuar nuk janë në formën e duhur ligjore ndërsa argumentoi se pasurinë e tij e kishte vënë si produkt i investimeve të suksesshme në prona të patundshme.

Gjaci ka punuar si avokat për një dekadë deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetëdeklaruara vijnë nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034489631652832