INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Privatësia në Facebook. Rrjeti ruan në server edhe postime apo video të fshira

Privatësia në Facebook. Rrjeti ruan në server edhe postime apo video të fshira

Publikuar më: 18:30 30-03-2018

Problemet me privatësinë e përdorueseve të facebook nuk kanë të mbaruar, tashmë dhe videot që janë shpërndarë midis miqve apo janë fshirë nga profili ruhen në serverët e facebook.

Përdoruesit e zbuluan këtë fakt pasi shkarkuan të dhënat e tyre të arkivuara nga facebook dhe aty gjetën çdo gjë të detajuar mbi veprimtarinë që ata kanë kryer në këtë rrjetë social, duke nisur nga mesazhet private, videot e fshira dhe vendndodhjet se nga janë loguar në profilet e tyre.

Ka mjaftuar kaq që të gjithë përdoruesit të shpërthejnë të alarmuar se përse gjiganti i medias sociale po i ruan këto të dhëna pavarësisht se ata kanë dashur ti fshijnë.

Shumë prej tyre e kanë quajtur këtë veprim nga facebook si shkelje të rëndë të privatësisë, shkruan intv.al

Megjithatë në një deklaratë zyrtare Facebook ka sqaruar se ky veprim është brenda të drejtave pasi në momentin që një person regjistrohet në një llogari automatikisht hapet dhe një server ku regjistrohen të gjitha veprimet që do kryhen.

Pra dhe nëse përdoruesi i fshin të dhënat ato janë të regjistruara automatikisht dhe se të drejtën për ruajtjen teknike të veprimeve çdo kush e ka pranuar kur ka hapur llogarinë.

Ndër të tjera facebook sqaron se këto të dhëna nuk ruhen me synimin që një ditë të përdoren për qëllime të tjera por është thjeshtë një procedurë teknike se si funksionojnë lidhjet e interenteti./intv/

Article Logic
Execution time: 0.0032780170440674