INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Priten vendime të rëndësishme, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Priten vendime të rëndësishme, Kryemadhi i shkon në zyrë Bashës

Publikuar më: 15:39 03-12-2018

Në kampin opozitar gjatë ditëve në vijim priitet të merren vendime të rëndësishme. Kjo ka bërë që këtë të hënë në zyrën e keut të PD-së, Lulzim Basha të shkojë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integim, Monika Kryemadhi.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet e fundit politike në vend. Gjithashtu, sipas burimeve, një vëmendje i është kushtuar protestave që janë duke u zhvilluar në Tiranë dhe reagimin e opozitës për t’i qëndrar në mbështetje.


Po ashtu, besohet se në këtë takim krerët e dy partive më të mëdha në opozitë kanë diskutuar edhe për për zgjedhjet e ardhshme lokale.


Në këtë pikë kujtojmë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është prononcuar se PD dhe LSI do të dalin me kandidatë të përbashkët. Ndërkohë, ende pritet deklarimi i kreut të PD-së për këtë çështje.
Gjatë ditëve në vijim pritet që Basha të takojë edhe aleatët e tjerë për të marrë një vendim lidhur me raportin që do të vijojë të mbajë opozita me Parlamentin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324