INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër, nëse i thoni këto 3 fjali fëmijëve tuaj, ata do bëhen të suksesshëm. Nxitoni!

Prindër, nëse i thoni këto 3 fjali fëmijëve tuaj, ata do bëhen të suksesshëm. Nxitoni!

Publikuar më: 15:01 13-03-2018
Si prindër, sipas intv.al ju duhet të ndërtoni besimin e fëmijës suaj.
Në një botë që mund të jetë e frikshme për ta, ju duhet të siguroheni t’i bëni të ndihen mirë. Gjithashtu, do kenë edhe më shumë besim te vetja e tyre, gjë që do i ndihmojë në të ardhmen të jenë të suksesshëm. Nuk duhet të harroni t’i thoni, sipas ekspertëve pikërisht këto 3 fjali:
1. Ju jeni  gjëja më e mrekullueshme në planet
Duke i thënë këtë gjë, do e bëni të ndihet më mirë dhe komplekset do i pakësohen. Madje, edhe t’i thoni se janë të mrekullueshëm çdo ditë. Në këtë mënyrë, fëmija juaj do ketë edhe më shumë vetbesim dhe këtë gjë do e reflektojë edhe te të tjerët. Mos mendoni se do i rritet mendja, përkundrazi do ndikojë pozitivisht. 
2. Ju keni mundësi për të bërë gjëra të bukura
Prindërit duhet t’i vlerësojnë fëmijët e tyre, duke i thënë që ata kanë mundësi për të bërë gjëra të bukura. Më saktësisht: Ju keni lindur për të bërë gjëra me vlerë. Kështu, fëmija juaj do guxojë për të bërë ndonjë gjë. Edhe nëse rezultati nuk është i mirë, sërish prindërit duhet t’i japin zemër dhe mos t’i vënë në pah dështimin.
3. Mendja juaj është e bukur
Një nga gjërat që prindërit duhet t’i thonë fëmijëve të tyre është se mendja ka një rol kryesor në jetë. Duke i thënë se e kanë edhe mendjen e bukur, do i bëni të mos i vlerësojnë gjërat vetëm nga pamja e jashtme. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604