INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër, kini kujdes

Prindër, kini kujdes

Publikuar më: 10:14 11-04-2018

Prindër, kur fëmija juaj refuzon ushqimin apo të hajë, mos u nxitoni ta ushqeni me forcë.

Ju duhet të dini që e ushqyera është një proces psiqik i shumëfishtë dhe kërkon shumë kujdes për tu trajtuar. Fëmija nga që e ushqenin të rriturit duhet të mësojë ta ushqejë vetë veten dhe ky proces nuk realizohet me urdhër, por kërkon kohën e duhur. Kur ju ndërhyni me padurim dhe forcë, vetëm i bëni dëm. I gjymtoni aftësinë për të mësuar. E çorientoni në drejtim të shijes dhe kuriozitetit për të provuar ushqime të reja. Ja ktheni ushqimin në bezdi e ankth. Kini kujdes, sepse rrastet e anoreksisë apo të bulemisë janë një problem dite tashmë dhe origjina e tyre është pikërisht te ushqyerja e keqe në këtë periudhë të jetës së njeriut, në fëmijërinë e hershme, të paktën kështu thonë shkencëtarët.

Me leje të posaçme nga Lira Gjika

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439