INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Princeshat e Disney si femra në karrierë? Zbuloni çfarë profesionesh do të kishin dhe si do të dukeshin [FOTO]

Princeshat e Disney si femra në karrierë? Zbuloni çfarë profesionesh do të kishin dhe si do të dukeshin [FOTO]

Publikuar më: 17:03 04-06-2018

Duhet t’a pranojmë që ende i duam princeshat e Disney-t. Shumë nga ne i kemi patur frymëzim madje kur kemi qenë të vogla, kemi dashur të bëhemi si ato.

Por fatkeqësisht, të jesh “princeshë” s’është opsion karriere (vetëm nëse ke lindur me këtë titull).

Një dizajner amerikan ka bërë të mundur ama, që ne të shohim princeshat e Disney-t si do të ishin në vendin tonë, si femra të suksesshme në karrierë.

Punët e këtij dizajneri fokusohen në biznes, por ai vendosi të na e bëntë ditën më të bukur më këtë projekt të tijin.

Ai dëshiron që vajzat e vogla të kenë si imazh femra që nuk janë thjeshtë princesha, por janë të pavarura dhe të arrira.

Tani le të shohim si duken bukuroshet e përrallave në botën moderne.

 

Merida është dy herë fituese e medaljes së artë Olimpike (në disiplinat e harkut dhe shigjetës).

2.PNG

 

Aurora është CEO në kompaninë e saj të kafes.

3.PNG

 

Moana është oficere shumë e nderuar marine.

4.PNG

 

Tiana po jeton ëndrrën e saj dhe ka hapur restorantin e vet ku është edhe shefe kuzhine.

5.PNG

 

Pokahontas drejton një organizatë jo fitimprurëse që mbron konservatet natyrore.

6.PNG

 

Bella ndjek pasionin e saj për librat, vazhdon studimet dhe bëhet dekane universiteti.

7.PNG

 

Mulani është avokate shumë e famshme e cila lufton kundër diskriminimit gjinor.

8.PNG

 

Elsa dhe Ana luftojnë ngrohjen globale si shkencëtare klimatike.

9.PNG

 

Hirushja mbron miqtë e saj si një aktiviste për të drejtat e kafshëve.

10.PNG

 

Rapunzel përdor aftësitë e saj shëruese për t’u bërë një nga neurokirurget më të famshme në botë.

11.PNG

 

Arieli krijon dallgë, por midis fansave në koncertet e saj këtë herë pasi është një super pop star.

12.PNG

 

Borëbardha ndihmon pacientët të prekin anën e tyre emocionale si një psikologe

14.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396