INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Princ Leka tërhiqet  nga Partia Lëvizja e Legalitetit [FOTO]

Princ Leka tërhiqet nga Partia Lëvizja e Legalitetit [FOTO]

Publikuar më: 14:09 23-03-2018

Princ Leka shkëputet nga Partia Lëvizja e Legalitetit. Sipas njoftimit të bërë nga Oborri Mbretëror Shqiptar, partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore e \"nuk mund të lejohet keqpërdorimi i imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar\".

Bëhet me dije se kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari.

\"Oborri Mbretëror Shqiptar ka ndërprerë çdo komunikim me lidershipin e Partisë Lëvizja e Legalitetit deri në bashkimin e legalistëve dhe riorganizimin e PLL. Partia Lëvizja e Legalitetit nuk po përfaqëson vlerat, traditat dhe kulturën mbretërore, prandaj dhe Oborri Mbretëror Shqiptar nuk mund të lejojë keqpërdorimin e imazhit të Familjes Mbretërore për interesa personale të individëve të caktuar. Ju njoftojmë që ish - kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana nuk ka asnjë lidhje apo kontakt me Familjen Mbretërore dhe nuk e përfaqëson atë në asnjë eveniment apo veprimtari\", thuhet në deklaratën e oborrit mbretëror.

\"obor.jpg\"