INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prifti abuzoi seksualisht me 27 djem të mitur, kërkon lirinë se u godit me bukë

Prifti abuzoi seksualisht me 27 djem të mitur, kërkon lirinë se u godit me bukë

Publikuar më: 11:55 02-11-2018

Rastet kur priftërinjtë janë përfshirë në abuzime seksuale janë të shumta e të regjistruara në mbarë botën. Një prift pedofil në Australi, i cili ka abuzuar seksualisht me 27 djem të mitur, ka kërkuar që t’i shkurtohet dënimi sepse një nga të burgosurit e ka goditur në kokë me një copë bukë. Kërkesa e çuditshme jo vetëm që nuk e shpëtoj por dënimi i tij u rrit edhe më shumë.

John O’Sullivan u burgos për 6 vite në vitin 2016 për abuzimin e fëmijëve gjatë viteve 1971 dhe 1983. Prifti argumentoi se goditja me bukë ishte një tregues se çfarë do t’i ndodhte në të ardhmen në burg.
Por, gjykatësi jo vetëm që refuzoi kërkesën e tij, por i shtoi dënimit edhe 8 vite burg pasi u zbuluan më shumë vepra penale.
Gjykatësi tha se O’Sullivan nuk shfaqi keqardhje dhe ndjeshmëri për viktimat e tij dhe ende nuk e ka kuptuar krimin e madh që ka bërë.

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389