INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezantuesi i Golden Globes, ironi therëse për  Harvey-n me shokë [FOTO]

Prezantuesi i Golden Globes, ironi therëse për Harvey-n me shokë [FOTO]

Publikuar më: 12:27 08-01-2018

Ky Golden Globes do të fokusohej në skandalin e madh seksual të ndodhur në Hollywood.

Pasi disa aktore guxuan të flasin rreth abuzimeve që iu ishin bërë prej vitesh nga regjisorë, edhe moderatori i Golden Globes vendosi t’i kushtonte një fjalim special regjisorit abuzues  Harvey Wenstein me shokë.  

Seth Meyers, prezantuesi i famshëm i TV amerikan ironizoi dhe thumboi emrat e njohur që u bënë pjesë e skandaleve seksuale, që nga Harvey Ëeinstein, tek Woody Allen, tek Kevin Spacey.

“Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj të mbetur. Është viti 2018. Më në fund, marijuana është e ligjshme dhe më në fund, abuzimet seksuale nuk janë të ligjshme.”

“Kur më treguan për këtë film, ku një grua bie në dashuri me një përbindësh të shëmtuar, mendova se do të ishte një film i Woody Allen-it”, vazhdoi ai ironinë e tij.

 “Prej vitesh, s’është parë një burrë i bardhë kaq nervoz në Hollyëood. Sa për të nominuarit burra që ndodhen sot këtu: me siguri do të jetë hera e parë prej muajsh që s’do të keni frikë të dëgjoni dikë të thojë emrin tuaj me zë të lartë. Mos u bëni merak, do të kthehet pas 20 vitesh, kur do të bëhet personi i parë që publiku do të bëjë ‘buuuu’ gjatë homazhit në këtë skenë”, u shpreh Meyers.  

a91dc0e4497ccffef324a709f5082224.jpg

 

 

035f8a9035b6b66523ab569813c4f9cf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064