INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pretendon se e ka dhunuar policia greke, emigranti shqiptar bën denoncimin

Pretendon se e ka dhunuar policia greke, emigranti shqiptar bën denoncimin

Publikuar më: 16:40 15-09-2018

Një shqiptar me qëndrim ilegal në Greqi pretendon se është dhunuar nga policia greke me mjete të forta dhe më pas është deportuar në Kapshticë. Shtetasi me inicialet A.B. 45 vjeç, banues në Librazhd ka denoncuar në policinë e Devollit se është dhunuar me mjete të forta nga policia greke në Edesa, ndërsa pas deportimit ka marrë mjekim në spitalin e Bilishtit.
“Më datë 14.09.2018, shtetasi A.B. vjeç 45, banues në Librazhd, i deportuar në VKK Kapshticë, kallëzon se ka qenë emigrant ilegal në Greqi dhe më datë 10.09.2018, në qytetin e Edesas, është kapur nga policia greke dhe është goditur me mjete të forta dhe ka mare ndihmë mjekësore në spitalin e Bilishtit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë” thuhet në njoftimin e policisë së Devollit.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434