INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pretendimet e Greqisë. Kotzias: Çështja çame e panegociueshme për shtetin grek [VIDEO]

Publikuar më: 18:12 06-10-2017

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka mohuar pretendimet e homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati se të dy vendet dërguan një letër Bashkimit Evropian që përfshinte një referencë ndaj kërkesave të komunitetit Çam në Shqipëri. Kështu e nis shkrimin media greke Ekathimerini, duke pretenduar se deklarata e ministrit shqiptar është e pavërtetë. "Referenca e vetme ," tha Kotzias të mërkurën për radio Alpha, "është se çështja nuk është e negociueshme për shtetin grek". Më tej media greke shkruan se “Komuniteti çam në Shqipëri pretendon se prona e tyre është konfiskuar nga shteti grek kur ata u dëbuan nga Greqia veriperëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Athina e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre, duke thënë se ata ishin bashkëpunëtorë nazistë dhe nuk e njohin atë si një çështje. Këto diskutime hapen në takimin e dytë Ministror që po mbahet midis zyrtarëve qeveritarë nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia dhe Greqia, një hap ky që ndërmerret për zhvillimin dhe bashkëpunimin midis vendeve. Një tjetër çështje që është pasqyruar në median greke ka të bëjë me hartat e gjeografisë që përdoren në shkollat shqiptare. Sipas Thema zyrtari grek ishte i qartë, kur deklaroi se ato ishin "të papranueshëm sipas standardeve evropiane". Kur u pyetën se çfarë do të duhet të zgjidhin Maqedonia dhe Shqipëria në mënyrë që Greqia të mos kundërshtojë hyrjen e tyre në BE, Kotzias është përgjigjur se qëllimi i diplomacisë është zgjidhja e problemeve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037407875061035