INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pret flokët për ti dhuruar për fëmijët e sëmurë, 14-vjeçarja përjashtohet nga shkolla...[FOTO]

Pret flokët për ti dhuruar për fëmijët e sëmurë, 14-vjeçarja përjashtohet nga shkolla...[FOTO]

Publikuar më: 12:19 10-01-2018

Pasi ishte informuar se kishte një organizatë që prodhonte paruke për fëmijët që si pasojë e sëmundjes së kancerit u kishte rënë floku, vendosi ti priste totalisht flokët për ti dhuruar në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Por 14-vjeçarja britanike Niamh Baldwin nuk e mendoi kurrë se ky veprim i saj do t’i sillte një seri problemesh në shkollë dhe do të ndikonte negativisht stafin shkollor.

Në momentin që është kthyer në klasën e saj në shkollën“Mounts Bay Academy di Penzance”, me lukun e ri, drejtoresha e institucionit ka vendosur ta pezulloj nga leksionet për shkak se kishte shkelur rregullat e paraqitjes në institucionin e shkollës.

Së fundmi 14-vjeçares i kishin kërkuar që të mbante një kapuç deri sa ti rriteshin flokët përsëri.

“Jam shokuar nga veprimi i shkollës që e ka bërë të ndihet e diskriminuar, modeli i flokëve të një nxënësi nuk duhet të jetë tema për të diskutuar qëndrimin në shkollë”, ka deklaruar e ëma e adoleshentes, Anneka Baldwin.

Me anë të një postimi në facebook Anneka Baldwin ka mbështetur veprimin e vajzës së saj duke deklaruar se ndihet krenare për këtë veprim human.

awe4-u9023.PNG

 

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164