INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Meta mesazh drejtuar institucioneve: Skllavëria moderne po shkatërron jetën, familjen dhe shoqërinë

Presidenti Meta mesazh drejtuar institucioneve: Skllavëria moderne po shkatërron jetën, familjen dhe shoqërinë

Publikuar më: 11:43 02-12-2018

Presidenti Ilir Meta kishte një mesazh në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e kësaj dite, tek fakti se skllavëria moderne po i përdor njerëzit si shifra nëpër raporte dhe nuk po trajtohet seriozisht si problem.

"Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit', shkruan kreu i Shtetit.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334