INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti maqedonas nuk e njeh emrin e ri. Braktis takimin me Zaev

Presidenti maqedonas nuk e njeh emrin e ri. Braktis takimin me Zaev

Publikuar më: 13:17 13-06-2018

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Jashtëm Dimitrov, mëngjesin e sotëm dorëzuan marrëveshjen në Presidencë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Takimi me presidentin e vendit Gjorgje Ivonov zgjati vetëm dy minuta, sepse Presidenti braktisi takimin, duke mos pranuar as të njoftohet rreth përmbajtjes së marrëveshjes. Madje njoftohet se ai do të informojë opinionin publik rreth qëndrimit të tij, që la të nënkuptohet se nuk do ta njohë emrin e ri. Ndërkohë, Qeveria maqedanase u bën thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve të tjerë që të bashkohen rreth interesave nacionale dhe të japin mbështetje për prosperitetin e qytetareve për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Sipas deklaratave zyrtare të dy kryeministrave, emri i ri i Maqedonisë - Republika e Maqedonisë Veriore, do të jetë për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Kryeministri maqedonas thotë se gjuha maqedonase në marrëveshje do të qëndrojë pa një shënim, siç konfirmohet nga OKB. Emri i ri do të fillojë të përdoret pasi marrëveshja me Republikën e Greqisë të ratifikohet nga parlamentet e të dy vendeve.

Article Logic
Execution time: 0.0017240047454834