INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i KE, Juncker: Pas 6 muajsh hapen negociatat me Shqipërinë

Presidenti i KE, Juncker: Pas 6 muajsh hapen negociatat me Shqipërinë

Publikuar më: 18:58 05-12-2017

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bën të ditur se BE do të hap procesin e negociatave me Shqipërinë pas 6 muajve. Kjo sipas Juncker do të ndodh në qoftë se bëhet progres i mëtejshëm gjatë kësaj periudhe. Ndërsa dha një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Juncker tha se “nëse gjatë 6 muajve në vijim do të bëhet progres edhe më tej, do t’i propozoj Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare hapjen e procesit të negociatave. Por kjo do të varet nga progresi në muajt në vazhdim, jam besim plotë që kjo do të ndodh”- u shpreh presidenti i KE. Por ai nuk harroi të jepte edhe një lajm. Vitin e ardhshëm do të vizitojë Shqipërinë. Ndërkohë kryeministri Rama tha se ishte krenar pasi kishte shkuar në Bruksel me rezultate të prekshme dhe të konfirmuara.
Edi Rama
Është një kënaqësi e madhe t;iu dëgjoj dhe të kuptoj ndjesinë e gatishmërisë që keni për të na mbështetur në këtë proces, që siç ju thatë nuk përfundon kurrë, por që duhet ët konfirmohet javë pas jave dhe muaj pas muaji, duke e ditur që 6 muajt në vijim do të jenë thelbësor për të hyrë në një fazë të re e cila do të jetë e vështirë, por absolutisht e nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësim. Erdha në Bruksel me rezultate të prekshme të konfirmuara nga ju, dhe në fund mund të them që largohem nga Brukseli me bindjen që më shumë rezultate të prekshme duhet ët vijojnë. Sfida është e përbashkët, dhe besoj se opinioni publik do ta kuptoj saktësisht mesazhin tuaj që ka të bëj me një proces të bazuar në meritë, përmes reformave dhe rezultateve.

Article Logic
Execution time: 0.0017578601837158