INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i FIFA jep deklaratën e ashpër: “Disa idiotë nuk mund të ndalin kurrsesi “Superclassico-n” argjentinase”

Presidenti i FIFA jep deklaratën e ashpër: “Disa idiotë nuk mund të ndalin kurrsesi “Superclassico-n” argjentinase”

Publikuar më: 22:00 04-12-2018

Gianni Infantino ka dhënë opinioni e tij për “SuperClassicon” e Argjentinës që do të luhet në “Santiago Bernabeu”. Numri 1 i futbollit evropian thotë se ai është i zhgënjyer nga fansat dhe veprimet e tyre, gjë që është edhe një shembull negativ për fëmijët.

“CONMEBOL e analizoi situatën dhe arriti në vendimin se takimi mes River Plejtit dhe Bokës duhet të luhej në Madridt. Është një rast i jashtëzakonshëm dhe kërkon masa të tilla. Nuk ishte vendimi im, thesht ndihmon CONMEBOL në një moment të vështirë. Gjithmonë është më mirë që ndeshja të luhet. Në stadium ishim 60 mijë persona dhe gjithë bota po priste lidhjen direkte. Katër idiotë që hedhin gurë nuk mund të ndalojnë futbollin. Pak rëndësi ka sa veta ishin, janë gjithmonë idiotë. Kur morëm vesh se disa lojtarë nuk ishin mirë, vendosëm ta shtynim. Po shoh shumë dhunë, njerëzit duhet të qetësohen. Duhet tu japin shembuj fëmijëve, është vetëm një takim futbolli. Është ndeshje e rëndësishme, kush fiton do të tallet me kundërshtarin për 100 vitet e ardhshme, por përsëri është një ndeshje, jo luftë”, përfundoi Infantino.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766