INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Federatës së Malit të Zi: ''Me Kosovën organizimi i ndeshjes më vështirë se kundra Serbisë''

Presidenti i Federatës së Malit të Zi: ''Me Kosovën organizimi i ndeshjes më vështirë se kundra Serbisë''

Publikuar më: 16:35 05-12-2018

Presidenti i Federatës së Malit të Zi ka bërë një deklaratë për faktin se Kosova ndodhet në të njëjtin grup me ekipin e tyre kombëtar. Ish-lojtari i Milanit që është edhe drejtuesi i Federatës Dejan Savevic ka shprehur shqetësimin e tij për organizimin e takimit me Kosovën, duke u thënë se ajo do të jetë edhe më e vështirë se të ishte kryer kundër Serbisë, pasi do të ndikojnë tre grupe: shqiptarët, serbët dhe malazezët.

“Për ne, si federatë, do të jetë shumë e vështirë për t’u organizuar kjo ndeshje”, ka deklaruar Savicevic.

“Mendoj se policia jonë kundër Serbisë ka treguar se e di se po organizon një ngjarje të madhe, kështu që mendoj se kjo lojë kundër Kosovës do të funksionojë gjithashtu. Është edhe më e vështirë se një ndeshje me Serbinë, sepse tani do të kemi tre anët: serb, malazez dhe shqiptar”, tha ish-ylli i Milanit.

Article Logic
Execution time: 0.0029850006103516