INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti i Federatës angleze vizitë në Shqipëri: ‘’Mbështesim Dukën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv në UEFA’’

Presidenti i Federatës angleze vizitë në Shqipëri: ‘’Mbështesim Dukën për anëtar të Komitetit Ekzekutiv në UEFA’’

Publikuar më: 14:10 11-01-2019

Kreu i Federatës Angleze Gerg Klark ka qenë i pranishëm në një vizitë zyrtare në Shqipëri, për të takuar presidentin Duka dhe për të shikuar punët e kryera nga Federata e vendit tonë. Pas vizitës të dy krerët kanë dalë në një prononcim për mediat:

“Është një vizitë që na ndihmon, shkëmbim eksperience. Jam i kënaqur që Federata Angleze na mbështet, edhe për zgjedhje e ardhshme në UEFA. Kemi shumë për të mësuar. Shkëmbi i eksperiencës, duke parë një realitet ndryshe nga

Anglia, është një eksperiencë edhe për presidentin e federatës angleze”, tha në fjalën e tij Duka.

Ndërkohë presidenti Klark përveç përgëzimeve për punën e kryer shprehu edhe mbështetjen për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për Armando Dukën:

"Erdhëm për të vizituar miqtë tanë dhe për të parë punët që ka bërë Federata Shqiptare. Mbështesim kandidaturën e zotit Duka për anëtarë të KE” u shpreh ai.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494