INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti grek, Shqipërisë: S’jemi kundër, çështja çame është pengesë për në BE

Presidenti grek, Shqipërisë: S’jemi kundër, çështja çame është pengesë për në BE

Publikuar më: 21:43 24-03-2019

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka bërë një deklaratë provokative ditën e sotme, nga festa e kombëtare e kryengritjes greke të 1821 kundër Perandorisë Otomane.

Pavlopulos nuk ka hequr dorë nga deklaratat provokative kundër çështjes çame, duke i quajtur ata sërish bashkëpunëtor të nazistëve, ndërsa ka theksuar se Greqia nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në BE.
'Përsa i përket Shqipërisë fqinje, nuk jemi kundër perspektivës europiane të vendit. Çfarë parashikon si kusht bazë e logjik respektimin e sinqertë të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, domethënë respektimin e Shtetit të së Drejtës dhe të gjitha të drejtave themelore të njeriut', është shprehur Prokopis Pavlopulos.
Ndërkohë presidenti grek ka thënë se e vetmja çështje e cila përbën pengesë për integrimin në BE është çështja çame, çështje për të cilën sipas tij Shqipëria nuk duhet të pretendojë të drejta.

'Kështu, trajtime të ngjashme me të fundit kundër minoritetit etnik grek, të cilat zhvleftësojnë dhunshëm vlerën e jetës së njeriut ose nënvlerësojnë hapur të drejta bazë si e drejta e pronës, përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për perspektivën pa bllokada të Shqipërisë. Pengesë përbën dhe çdo pretendim krejt pa bazë, gjoja “të drejtash” të çamëve shqiptarë, bashkëpunëtorë të egër të nazizmit, siç është vërtetuar dhe historikisht', ka përfunduar ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036962032318115