INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti dekreton kreun e SHISH, Helidon Bendo

Presidenti dekreton kreun e SHISH, Helidon Bendo

Publikuar më: 11:40 06-11-2018

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Prej 31 tetorit të vitit 2017 dekreti ishte në Presidencë me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Ilir Meta ka vendosur që dje që të dekretojë Bendon, i cili ishte i komanduar në drejtimin e institucionit, që pas largimit të Visho Ajazi Likës ambasador në NATO. Kjo lëvizje e presidentit vjen në kulmin e debateve për refuzimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm. Dekretimi i Bendos erdhi vetëm një ditë pasi presidentit Ilir Meta zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama me të cilin qëndroi 90 minuta në zyrën e tij. Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553