INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
President i përbashkët? Paloka: Rama klloun, ul mbathjet në dëm të shqiptarëve

President i përbashkët? Paloka: Rama klloun, ul mbathjet në dëm të shqiptarëve

Publikuar më: 19:28 18-02-2018

Pas deklaratës s kryeministrit Rama në Kuvendin e Kosovës ku foli për një president të unitetit kombëtar ka reaguar edhe deputeti i PD-së Edi Paloka.

Në një postim në rrjetin social Facebook ai e cilëson kryeministrin një klloun që bën deklarata bombastike që mund të dëmtojnë interesat e shqiptarëve.

Reagimi i plotë:

Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnje vlere praktike e qe madje mund te demtojne interesat e shqiptareve kudo qe jetojne.

Te gjithe e mbajne mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi mardheniet me Greqine ne krize e ne menyre krejt te panevojshme.

Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Camerine.

Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po nderkohe puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat .
Sot ben nje deklarate tjeter bombastike per “President te perbashket me Kosoven “.

Te shohim ku do ti uli mbathjet kete here ne dem te shqiptareve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662