INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenca sulmon keq Spiropalin: E çmendura E…

Presidenca sulmon keq Spiropalin: E çmendura E…

Publikuar më: 15:49 12-09-2019

Presidenca ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të ministres së Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali e cila akuzoi kreun e shtetit se po përkthen në dekrete akuzat e opozitës ndaj qeverisë. Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi në reagim sulmon Spiropalin dhe e këshillon të lexojë raporton final të OSBE-ODHIR për dekretet.

"E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.
Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë", shkruan Blushi.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869