INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prek zemrat e të gjithëve. Afërdita Dreshaj rrefen për mungesën e babait në jetën e saj [FOTO]

Prek zemrat e të gjithëve. Afërdita Dreshaj rrefen për mungesën e babait në jetën e saj [FOTO]

Publikuar më: 15:35 11-01-2019

Këngëtarja Afërdita Dreshaj vazhdo të jetë shumë aKtive në rrjetet sociale duke publikuar shpesh imazhe nga përditshmëria e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

dfghjmhgfd.JPG

Së fundmi ajo ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve, të cilat i kanë ardhur nga ndjekësit në profilin personal. “Sa e vështirë ka qenë për ty t’i realizoje ëndrrat e tua pa pasur babain në krah?”, ishte një nga pyetjet, të cilës modelja vendosi t’i përgjigjet.

“Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tijën gjithashtu. Mamaja ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”, u përgjigj Afërdita.

zdfgjhggdfgjhfh.jpg

Për herë të parë ajo tregoi se si ka ndikuar mungesa e babait në jetën e saj, por pavarësisht kësaj, këngëtarja ka arritur ta çojë deri në fund dëshirën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723