INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej muajsh s’dinim gjë për të, por ja ku do e shohim së shpejti Flori Mumajesin! [FOTO]

Prej muajsh s’dinim gjë për të, por ja ku do e shohim së shpejti Flori Mumajesin! [FOTO]

Publikuar më: 11:39 28-09-2019

Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë mungesa e gjatë e Flori Mumajesit në skenë. Që prej fitores së festivalit ‘Kënga Magjike’, ai ‘u zhduk’ nga ekrani dhe nuk publikoi më këngë të reja. Kjo mungesë e Florit është ndjerë edhe tek fansat e tij, të cilët nuk lënë rast pa u interesuar për kantautorin.

Dhe më në fund ka ardhur një lajm i mirë për simpatizantët e Mumajesit, pasi siç duket shumë shpejt do të kemi një tjetër krijim të tij.

Ka qenë kolegia nga Kosova Shkurte Gashi ajo që na ka njohur me lajmin e bukur, teksa ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram se së shpejti do të vijë një këngë e re shoqëruar me videoklip, si bashkëpunim mes Flori Mumajesit, Shkurte Gashit dhe Brunon.

Duket se xhirimet e klipit kanë nisur dhe të gjithë mezi po presim se ç’ka ‘gatuar’ kësaj here pas një mungese të gjatë Flori Mumajesi.

sun.png

Article Logic
Execution time: 0.0044219493865967