INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prej 15 vitesh mendohej se kishte vdekur dhe ishte zëvendësuar nga një sozi, flet për herë të parë këngëtarja e famshme [FOTO]

Prej 15 vitesh mendohej se kishte vdekur dhe ishte zëvendësuar nga një sozi, flet për herë të parë këngëtarja e famshme [FOTO]

Publikuar më: 13:40 02-11-2018

Prej disa kohësh qarkullonin teori konspirative se këngëtarja e famshme Avril Lavigne kishte vdekur dhe ishte zëvendësuar nga një sozi e këngëtares. Kjo teori i ka zanafillat në Brazil në vitin 2003 dhe sipas ‘teoristëve’, kanadezja asokohe humbi gjyshin e saj me të cilin ishte mjaft e lidhur dhe nga depresioni ajo u vetëvra dhe pas një kohe të shkurtër hyri në lojë sozia e saj e quajtur Melissa Vandella.

Avil i ka dhënë fund një herë e mirë teorisë konspirative që qarkullon në rrjet prej 15 vitesh. E ftuar në një emision radiofonik në Australi “KISS 1065”, Avril u shpreh se është në dijeni të kësaj teorie por i duket qesharake dhe e pakuptimtë. “Disa njerëz mendojnë se unë nuk ekzistoj, më duket shumë e çuditshme” ,-tha ajo duke shtuar se arsyeja përse mori 5 vite pushim nga muzika dhe ka ndryshuar aq shumë është për shkak të sëmundjes “Lyme”.

 avril-lavigne-4_v1000.jpg

hqdefault-13.jpg

405AB2A500000578-0-image-a-54_1494865603438.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041