INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranoi lidhjen me Klea Hutën, por sot Elgit Doda reagon shumë keq [FOTO]

Pranoi lidhjen me Klea Hutën, por sot Elgit Doda reagon shumë keq [FOTO]

Publikuar më: 12:34 12-10-2017

Edhe pse ishin përfolur prej kohësh për një lidhje, Elgit Doda dhe Klea Huta vazhdonin ta mbanin të fshehur atë duke mos e pranuar.

Madje Klea edhe pse vetëm një ditë më parë e kishte mohuar të kishte diçka më shumë me producentin, në emisonin e Rudina Magjistarit, të nesërmen i habiti të gjithë teksa postoi një foto  ku Elgiti po e puthte në ballë, duke deklaruar këhstu publikisht se ishin vërtet në një lidhje. Të njëjtën gjë bëri edhe këngëtari, por si duket diçka e shqetëson në këtë histori.

Ai sot ka reaguar me anë të një postimi ku ndër të tjera shfaq shqetësimin se në Shqipëri, nuk bën zhurmë puna e një artisti por lidhjet dhe ndarjet.

Statusi i tij:

Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se kto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë public “te pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë .sepse ky duhet te ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend"

etery.png

Article Logic
Execution time: 0.0024819374084473