INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pranë autobuzit të Dortmundit gjendet letra e atentatorit! A ishte një sulm i organizuar terrorist? [FOTO]

Pranë autobuzit të Dortmundit gjendet letra e atentatorit! A ishte një sulm i organizuar terrorist? [FOTO]

Publikuar më: 10:33 12-04-2017

Policia gjermane po i lidh shpërthimet në autobuzin e skuadrës së Borussia Dortmund me terroristët islamikë pasi është gjetur një letër e lënë nga atentatori mbrëmjen e djeshme.

Letra është gjetur në afërsi të shpërthimeve dhe i është referuar atentatit terrorist në Berlin me kamion. Yjet e terrorizuara të futbollit u përpoqën të ruhen si të munden gjatë tre shpërthimeve ndërkohë që copëra xhami fluturuan drejt trajnerit të tyre. Më i dëmtuari ka dalë mbrojtësi spanjoll Marc Bartra, i cili theu një kockë në kyçin e djathtë të dorës së tij dhe më pas kishte nevojë për kirurgji që të hiqte objektet e huaja nga trupi, të cilat i mori si pasojë të shpërthimit. Ekipi sapo kishte lënë hotelin përpara ndeshjes së tyre çerek-finale të Champions League kundër francezëve të Monaco. Policia beson se sulmi nuk ishte i rastësishëm, por i shënjestruar drejt autobuzit të gjigandëve gjermanë të futbollit. Megjithatë asnjë element i shpërthimit nuk vërtetonte përfshirjen e një sulmi terrorist të organizuar, por lidhjet me islamikët janë vendosur vetëm për shkak të letrës së gjetur. Autoritetet gjithashtu besojnë se shpërthimi është shkaktuar nga “pajisje shpërthyese të forta” të cilat janë aktivizuar nëpërmjet një celulari. Ndeshja u shty për ditën e sotme, dhe është parashikuar të zhvillohet në orën 18:45.

buss1.jpg

buss2.jpg

marc.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213