INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postoni shumë foto nga palestra? Ja ç'do të thotë kjo për ju

Postoni shumë foto nga palestra? Ja ç'do të thotë kjo për ju

Publikuar më: 13:39 17-05-2017

Nuk është lajm i mirë...

 

Njerëzit që postojnë foto dhe video nga palestra kanë probleme psikologjike dhe vetëvlerësim shumë të ulët. Ky përfundim është nxjerrë nga studimi më i fundit i Universitetit të Brunel-it, në Londër.

Sipas studiuesve, njerëzit të cilët priren të postojnë foto dhe video të ushtrimeve në palestër, janë narcistë. Qëllimi i tyre kryesor është të mburren. Për të arritur në këto përfundime, u studiuan 555 përdorues të Facebook-ut.
"Narcistët postojnë shpesh mbi arritjet e tyre. Kjo gjë motivohet nga nevoja e tyre për vëmendje dhe vlerësim nga komuniteti i Facebook-ut."-përfundon studimi.

Por, numri i madh i pëlqimeve, nuk do të thotë patjetër se çdo njeri i pëlqen këto 'postime plot mburrje'.

Doktoresha Tara Marshal thotë: "Rezultatet tona tregojnë se këto postime marrin më shumë pëlqime, por kjo nuk ndodh sepse miqtë i pëlqejnë vërtet ato. Ata thjesht mundohen të tregohen të sjellshëm, por në fshehtësi i urrejnë ato."

Prandaj mos postoni më foto nga palestra. Miqtë tuaj do t’ua dinë për nder!

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486