INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postimi i fundit i aktorit të filmit “Thor” para se të vdiste

Postimi i fundit i aktorit të filmit “Thor” para se të vdiste

Publikuar më: 15:30 15-05-2019

Sipas TMZ, aktori i filmit ‘Thor’ dhe ‘Terminator’, Salvation’ Isaac Kappy është konfirmuar i vdekur, pasi u hodh nga një urë në Arizona të hënën.
Zyrtarët konfirmuan se Kappy, 42 vjeç, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura Transwestern Road në Interstate 40, ku vdiq, sipas një deklarate nga Bart Graves, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës.
Para se të merrte vendimin ai kishte postuar një deklaratë të gjatë në “Instagram” ku shkroi: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin mua”.
Ai ka qenë në akuzë për sulm ndaj vajzës së Michael Jackson, Paris. Mes të tjerash në shënimin e tij ai shkruante: “Unë nuk kam qenë një djalë i mirë. Në të vërtetë, unë kam qenë një djalë shumë i keq gjatë gjithë jetës sime”.

 Videon e plotë ju mund ta shikoni në këtë link nga revista "The Sun" : blob:https://www.thesun.co.uk/6832f768-fe2a-4f2a-a2f0-3b64b191c72d

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904