INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Postim i shkuar keq? Fansat nuk kursejnë talljet për Rita Orën [FOTO]

Postim i shkuar keq? Fansat nuk kursejnë talljet për Rita Orën [FOTO]

Publikuar më: 09:55 25-07-2017

Mjafton një postim i shkuar keq dhe interneti nuk të fal.

Madje edhe kur bëhet fjalë për diçka krejtësisht normale, por që jo të gjithë e dinë. Rita Ora është rikthyer pas një periudhe në të cilën nuk kishte postuar këngë të reja me realizimin “Your Song”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Madje edhe ajo vetë ka kërkuar që t’i japë një shtysë më tepër duke u kërkuar fansave të saj që ta blejnë online këngën. Në screenshot e publikuar në Instagramin e saj, fansave të vëmendshëm nuk u ka shpëtuar një detaj mjaft intrigues. Ndërkohë që këngëve të tjera përbri u dilte çmimi, tek kënga e Ritës shfaqej vetëm opsioni “Play”, që tregon se bukuroshja 26 vjeçare e kishte blerë këngën e saj. Menjëherë filluan talljet dhe ngacmimet online, sipas të cilëve këngëtarja e muzikës pop po e blente edhe vetë këngën e saj thjesht për t’i dhënë një shtysë. Por një zëdhënës i artistes me origjinë shqiptare sqaroi se është shumë normale që çdo artist të blejë këngën e tij. Me arsyetimin që, kur nuk e blen vetë, si mund t’i shtysh të tjerat ta blejnë?

fansss.png

Article Logic
Execution time: 0.0034549236297607