INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia Rrugore kontroll të rreptë në bregdet, 674 gjoba në Durrës

Policia Rrugore kontroll të rreptë në bregdet, 674 gjoba në Durrës

Publikuar më: 12:41 10-06-2018
674 gjoba dhe 64 leje drejtimi të pezulluara është bilanci i aksionit të policisë rrugore në Durrës gjatë kësaj fundjave në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
Ndërkohë dy persona kanë përfunduar në pranga për drejtim mjeti nën  ndikimin e alkoolit, sipas raportimit të Policisë së Shtetit.
54 leje drejtimi u pezulluan për tejkalim  të normave të shpejtësisë dhe 10 leje drejtimi për drejtim të mjeteve nën ndikimin e alkoolit.
Sipas materialit të shpërndarë nga Policia e Shtetit, një drejtues mjeti u kap në gjendje të dehur me nivelin e alkoolit 0.55 miligramë për litër.
38 drejtues mjetesh u ndëshkuan për mospërdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit dhe 73  të tjerë për parakalim të gabuar.
Kontrollet janë zhvilluar në orë të ndryshme dhe janë shtrirë në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës këshillon çdo përdorues rruge që të respektojnë  rregullat e qarkullimit rrugor pasi këto ditë dhe fluksi I lëvizjeve do të vijojë të jetë i lartë në qytetet bregdetare.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721