INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia nuk ndalet! Dhunon dhe një tjetër person gjatë qëndrimit në komisariat [FOTO]

Policia nuk ndalet! Dhunon dhe një tjetër person gjatë qëndrimit në komisariat [FOTO]

Publikuar më: 14:20 05-06-2018

Një tjetër rast dhune raportohet në Komisariatin e Pogradecit, ku një i ri rrëfen së është dhunuar nga policët.

Ilir Bego 28-vjeç ka denoncuar për mediat se policia ka ushtruar dhunë ndaj tij pasi goditi me shkelma makinën e një oficeri për shkak të një gjobe që kishte marr para dy viteve.

I riu deklaron se polica e ka dhunuar gjatë shoqërimit dhe gjatë qëndrimit në komisariat, ditën e hënë 4 qershor.

"I kërkova falje pas veprimit por polici nuk e pranoi. Më morën me forcë e më tërhoqën zvarrë. Më mbajtën 9 orë në komisariat, më rrahën, pastaj më liruan. Dëmin e makinës e kompensoi babai menjëherë Kam frikë të denoncoj policët. Prokurori i rrethit nuk e pranoi denoncimin", është shprehur Bego për mediat.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditësh, kur uniformat blu rrahin brutalisht . Më herët në Korçë, Enea Ftoi, baba i 3 fëmijëve u dhunua sipas pretendimeve të familjarëve deri në vdekje e më pas në Shkodër, Ardian Kallmi i cili pas dhunës së ushtruar i dha fund jetës.

f789a210-f576-46d5-9f49-78e3b0878eca.jpg5b8c6f50-5fa5-493e-910a-9469434506eb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551