INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia italiane arreston të riun shqiptar. I gjetën në çantë drogë me vlerë 160 mijë euro

Policia italiane arreston të riun shqiptar. I gjetën në çantë drogë me vlerë 160 mijë euro

Publikuar më: 13:39 04-05-2018

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, korrier droge. I riu me inicialet G. E., 30 vjeç kishte fshehur brenda kutisë së drithërave sasinë e drogës, me vlerë rreth 160 mijë euro. Efektivët e Guardia di Finanza në Pescara ndaluan për kontroll një person që po vinte rrotull në këmbë në qendrën e qytetit. Pas verifikimeve rezultoi se ai ishte një shqiptar. Në çantën e shpinës, 30-vjeçari kishte vendosur një kuti kartoni të një firme ushqimore, por me një peshë jo normale për përmbajtjen që duhej të kishte. Kjo ka ngjallur dyshime te policia e cila ka vijuar kontrollin duke hapur kutinë që rezultoi se ishte modifikuar. Në kuti, ishin futur katër ‘bukë’ heroine, të ambalazhuara më së miri me celofan të ngjitur me nxehje. Pesha e heroinës ishte pak më tepër se dy kile. I riu shqiptar po mbahet në burg në pritje të gjykimit. Autoritet lokale konfirmojnë faktin se në qytetin e Pescarës ka një konsum të madh të drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451