INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia aksion për Balilin por arreston dy persona të tjerë

Policia aksion për Balilin por arreston dy persona të tjerë

Publikuar më: 10:44 22-10-2018

Shumë bujë e diela që lamë pas. Pas prangosjes së dy ish deputetëve policia nisi një tjetër aksion, atë të arrestimit të Klement Balilit. Pas disa orësh operacion uniformat blu lajmërojnë se kanë arrestuar dy persona, por asnjëri prej tyre nuk ishte Balili. 

Në pranga kanë rënë Abedin Kuçi, 49 vjeç, tjetri është nga Vlora por policia nuk publikon emrin
Arrestimi i tyre u bë pas kontrolleve në banesat e fshatit Stjar.
Ndërkohë mësohet se Abedin Kuçi u arrestua mbrëmjen e kaluar nga forcat RENEA dhe FNSH, të cilat vijojnë të qëndrojnë në Sarandë. Mësohet se Kuçi ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.

Article Logic
Execution time: 0.0062909126281738