INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policët përplasen me biznesmenët në Vlorë

Policët përplasen me biznesmenët në Vlorë

Publikuar më: 10:37 10-06-2018
Një përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Mësohet se efektivë të policisë bashkiake janë përplasur fizikisht me biznesmenët që operojnë me bizneset e tyre pranë zonës bregdetare.
Ndërsa disa nga biznesmenët janë shoqëruar në polici, ku janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime rreth ngjarjes. Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit gjatë natës së mbrëmshme dhe kjo sipas biznesmenëve është bërë pa paralajmërim.
 riviera.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0030651092529297