INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po vidhet? Rrugët në Shqipëri nga kompanitë e brendshme kushtojnë 10 herë më shumë se ato me fonde të huaja

Po vidhet? Rrugët në Shqipëri nga kompanitë e brendshme kushtojnë 10 herë më shumë se ato me fonde të huaja

Publikuar më: 10:33 12-04-2019

Rrugët e ndërtuara me fonde të brendshme kushtojnë shumë herë më tepër se njëjta kategori rrugë e ndërtuar me financim të huaj. Kjo diferencë tregon keqadministrimin e fondeve publike në procesin e investimeve. Për shkak se investimet me financim të huaj kalojnë në procedura e praktika kontrolli që nuk lejojnë kosto jo logjike apo të paparshikuara. Nga të dhënat e Ministrisë së Infrastrukturës në “Raportin e Monitorimit 2018” bie në sy se shpenzimet faktike për ndërtimin e rrugëve ishin rreth 15 miliardë lekë nga të cilat rreth 9 miliardë lekë nga financimi i brendshëm dhe 6.3 miliardë lekë nga financim i huaj. Për të njëjtën kategori rruge, kosto e financimit me fonde të brendshme është 10 herë më e lartë se me fonde të huaja. Nga financimi i brendshëm u shpenzuan 4.2 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 28.7 kilometër rrugë të kategorisë C. Kosto për kilometër me fondet e brendshme ishte 146 milionë lekë ose 1.1 milionë euro me kursin aktual të këmbimit. Po për kategorinë C me fonde të huaja u harxhuan 205 milionë lekë dhe u ndërtuan 12 kilometra. Kosto për kilometër ishte 17.1 milionë lekë ose 136 mijë euro ose 10 herë më e ulët se me financim të brendshëm. E njëjta diferencë vlen edhe për kategorinë B. Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2018 u investuan 1.7 miliardë lekë me të cilat u ndërtuan 6.7 kilometra rrugë. Kosto për kilometër ishte 262 milionë lekë ose 2 milionë euro për kilometër. Kosto për kilometër për të njëjtën kategori rruge me fonde të huaja kushtoi shumë herë më pak. Gjatë vitit 2018 u ndërtuan 89 kilometra rrugë të kategorisë B me një shumë prej 3.2 miliardë lekësh. Kosto për kilometër ishte 36 milionë lekë ose 294 mijë euro për kilometër.

Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285