INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po si nuk doli askush të thoshte “Je suis Kuksian?!

Po si nuk doli askush të thoshte “Je suis Kuksian?!

Publikuar më: 13:53 03-04-2018

Nga Ida Nurçe

Si ka mundesi, qe protestuesit atje nuk i perkrahet me elozhe facebook-u?!

Apo neve na pelqen t’i lepihemi botes edhe pse ne fakt bota nuk e qeth fare per ne...

Dje edhe une isha kuksiane.

Dhe e dini pse?!

Sepse ata protestuan me te drejte. Me te drejten e gjithe botes.

Kjo per nje arsye shume te thjeshte. Te vesh taksa eshte gjeja me e lehte ne bote. Poooor, sa analizohen te ardhurat dhe shpenzimet e ketij populli, ne kete vend, kur behen keto ligje dhe kur merren keto vendime?!

Nese behen keto analiza, a i bejne njerez profesioniste?!

A e di dikush se sa jane te ardhurat minimale per nje familje (nuk po e ekzagjeroj te them per fryme)?!

A e di dikush sa eshte rroga mesatare ne kete vend?!

A e di dikush, sa here ne dite mund te levizin ne ate rruge, njerez qe jetojne pertej saj?!

A e di dikush, qe ajo “autostrade” u ndertua per te lehtesuar sadopak veshtiresite e atyre njerezve qe jetojne pertej; per t’u zhvilluar sadopak tregtia e per te shitur produktet qe ajo zone prodhon etj etj?!

Do thoni “Kjo gje gje ekziston ne te gjithe boten”... Po ne djall le te veje bota, se ne nuk jemi si bota. Nuk kemi artitur akoma ne standartet e botes. Nuk kemi rrogat e botes. Nuk kemi mundesite e botes. Nuk kemi asgje si bota, vec mendjendriturve qe shetisin neper bote.

Dhe me e keqja, ajo RRUGE nuk eshte perfunduar akoma dhe nuk permbush standartet e BOTES.

Ju lutem, dilni me shume, qe t’i zgjoni keta ligjvenesit e t’ju kujtoni qe jetojme ne Shqiperi dhe jo ne bote! Boooll me llogje bote, e boll fluturuat me pras ne sume, se jemi shume mbrapa botes!

Falenderojmë Ida Nurçe për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293