INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po pyesni se pse nuk keni fytyrën që ëndërroni? Nuk do ta besoni se ku qëndron i gjithë problemi

Po pyesni se pse nuk keni fytyrën që ëndërroni? Nuk do ta besoni se ku qëndron i gjithë problemi

Publikuar më: 18:42 19-03-2019

Dermatologët kanë paralajmëruar se duhet të keni kujdes me gjërat e ëmbla, e posaçërisht personat që janë të prirë të kenë akne apo ekzemë, madje situata mund të keqësohet nëse keni probleme me alergji. Thuajse të gjitha femrat ëndërrojnë të kenë një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe atraktive, por arritja e kësaj nuk është gjë e lehtë.

Në fakt, kjo vështirësohet nëse ju pëlqejnë ëmbëlsirat. Sipas dermatologëve, nëse keni probleme me lëkurë dhe njëkohësisht hani gjëra të ëmbla, atëherë është mirë që ta ulni nivelin e sheqerit që e konsumoni shkruan telegraf. Kur konsumoni gjëra të ëmbla, trupi e aktivizon insulinën, e cila është përgjegjëse për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, por që kjo mund të shpijë në skuqje të lëkurës në fytyrë dhe të nxisë procese inflamatore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154