INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Po merrni veten në qafë..”, Rama paralajmëron kryebashkiakët e opozitës

“Po merrni veten në qafë..”, Rama paralajmëron kryebashkiakët e opozitës

Publikuar më: 13:30 28-06-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi ministri Sandër Lleshaj lajmëroi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Kreu i qeverisë paralajmëron të gjithë kryebashkiakët e djathtë se do të përfundojnë në burg nëse pengojnë procesin zgjedhor.

“Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV“, shkruan Rama në twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0031900405883789