INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po mendoni për Shën Valentinin? Bashkia e Tiranës ju jep zgjidhjen...[FOTO]

Po mendoni për Shën Valentinin? Bashkia e Tiranës ju jep zgjidhjen...[FOTO]

Publikuar më: 11:16 24-01-2018

Festa e “Shën Valentinit” po afron. Një festë simbol për të dashuruarit e cila ka raste kur kthehet në një dilemë vërtet stresante kur mendon se çfarë do ti dhurosh partner-it/es.

Mendoni për dhuratat, mendoni për vendin ku do ta kaloni dhe mënyrën sesi do ta festoni këtë datë dhe nuk keni akoma një ide të qartë?

Bashkia e Tiranës ju vjen në ndihmë duke ju dhënë një sugjerim.

Ka qenë pikërisht kryetari i bashkisë Erion Veliaj i cili me një postim në Instastory ka paraqitur një ide vërtet inovative për të gjithë ata që duan të kalojnë një Shën Valentin ndryshe nga herët e tjera.

“Mbill pemën tënde të dashurisë! 14 shkurti po afron. Zgjidhni një pemë merrni lopatën, bashkia gjen vendin”, shkruan Erion Veliaj në postimin e tij në Instastory.

Duket si ato filmat romantikë të Hollywood ku dashuria skalitet si kujtim në pemë, por tashmë falë Bashkisë së Tiranës që gjithmonë sjell eksperienca evropiane edhe dashuria metropolitane mund të simbolizohet në këtë mënyrë.

et6y_w45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044338703155518