INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po këta ç’patën? Pas Rihannës edhe Almeda fotografohet duke bërë sherr me Tolgahan, aktori e kap... [FOTO]

Po këta ç’patën? Pas Rihannës edhe Almeda fotografohet duke bërë sherr me Tolgahan, aktori e kap... [FOTO]

Publikuar më: 18:13 11-07-2018

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar, por jo vetëm. Ata janë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare, por edhe turke, pasi Tolgahan është një ndër aktorët më të përfolur turq. Ata ndodhen aktualisht në Gocek duke shijuar bregdetin e bukur dhe rrezet e diellit. Miss Shqipëria ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj në instagram. Tolga dhe Almeda priten të vizitojnë disa plazhe në Turqi. Ata kanë marrë një jaht luksoz së bashku me disa miq të tyre.

Paparacët kanë fotografuar Almedën dhe Tolgahanin duke u grindur në jaht teksa aktori shihet ta ketë kapur prej flokësh bashkëshorten, por gjithçka në formë shakaje.

Almeda i ka postuar fotot duke i komentuar me mbishkrimet: "Stop dhunës ndaj grave" ndërsa në foton ku shihet e motra duke i ndarë, Almeda shkruan: "Supermenia ime u hodh direkt të më ndihmonte". Çifti më pas shihet duke qeshur e duke luajtur së bashku me motrën e Almedës.

 kda.jpg

pag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001777172088623