INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju mungon Rihanna në botën muzikore? Këngëtarja paralajmëron për...[FOTO]

Po ju mungon Rihanna në botën muzikore? Këngëtarja paralajmëron për...[FOTO]

Publikuar më: 19:16 15-09-2018

Miliona fansa në të gjithë botën dhe kjo falë zërit të saj plot ngjyra, teksteve të veçanta dhe bashkëpunimeve të suksesshme që ka sjellë në sytë e publikut.

Ndonëse shumë prej jush e kanë ndjerë munguar për prurjet e reja të Rihanës për sa i përket botës muzikore, duket se këngëtarja i ka idetë e qarta.

Këto kohë na ka treguar se ka qenë shumë e fokusuar pas linjës së saj të produkteve të bukurisë “Savage X Fenty”, fakt ky që i ka shtyrë shumë fansa ta pyesnin me komente në profilin e saj në Instagram se kur do ta prezantojë projektin e ri muzikor për publikun.

‘Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë edhe kozmetikë dhe film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk duhet ta kërkoni, por prisni se ju vjen së shpejti’, është përgjigjur Rihanna në pyetjet e fansave në Instagram.

Me siguri diva do të rikthehet fuqishëm! Me kaq shumë projekte sa ka treguar vështirë të ndodhë ndryshe.../intv.al/

cghj_e5.PNG

 

cfh_4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867