INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po ju e kishit vënë re? Gigi Hadid ka këtë 'defekt' në trup që do të donte t'a ndryshonte [FOTO]

Po ju e kishit vënë re? Gigi Hadid ka këtë 'defekt' në trup që do të donte t'a ndryshonte [FOTO]

Publikuar më: 11:53 18-10-2018

Ajo është një prej modeleve më të paguara në botë e gjithashtu një prej më të bukurave, ka një të dashur këngëtar që i dedikon këngë dhe bën tatuazh sytë e saj, familja e saj është super e pasur dhe mjaft e suksesshme.

Në këtë pikë mendojmë natyrshëm që Gigi Hadid i ka të gjitha.

Por, me sa duket nuk është aspak kështu, sepse modelja nuk ka vetëbesimin që transmeton para apartit apo në pasarelë.

Si çdo vajzë e zakonshme dhe Gigi-t ka gjëra që nuk i pëlqejnë tek vetja.

Modelja ka rrëfyer se do të donte të ishte më e mbushur dhe e bëshme në trup.

Ajo madje tha se do të dëshironte të kishte të pasme më të mëdha, në një intervistë të publikuar të mërkurën.

Gigi foli për trupin e saj gjatë një diskutimi në panel bashkë me supermodelet e tjera Kendall Jenner, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser.

“E doja trupin tim, kur isha më e mbushur dhe pastaj kur u dobësova, njerëzit u treguan të këqinj”, tha Gigi.

“Po, e di që jam e dobët. Shihem në pasqyrë. Unë po përpiqem të ha hamburgerë dhe të bëj squats. Dua të kem të pasme. E kuptoj! Faleminderit!” është shprehur ajo.

gigigigi.jpg

giigigi.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0031189918518066