INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po çonte vajzën në shkollë shqiptari përplaset me stacionin e autobusit, viktima e të plagosur [VIDEO]

Po çonte vajzën në shkollë shqiptari përplaset me stacionin e autobusit, viktima e të plagosur [VIDEO]

Publikuar më: 12:23 24-05-2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi në Athinë, ku një makinë “Volksëagen”, e drejtuar nga një shtetas shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një stacion autobusi.

Në aksidentin e ndodhur rreth orës 8:20, mbeti i vdekur një 65-vjeçar dhe janë plagosur 4 të tjerë, pasi makina e shqiptarit mori përpara njerëzit që ishin duke pritur në stacionin e autobusit.

Mes të plagosurve, është vetë drejtuesi i mjetit edhe vajza 9-vjeçare e tij. Sipas mediave greke vogëlushja ka shpëtuar për mrekulli, pasi nuk e kishte lidhur rripin e sigurisë.

Ndërkohë mediat raportojnë se vajza e shqiptarit bërtiste “U përplasëm. Ajo ka rrëfyer se i ati po e çonte në shkollë kur ndodhi aksidenti.

Një tjetër dëshmitar tha: “Pash shoferin të përplasur në timon dhe pashë një vajzë të vogël në sediljen e pasme duke bërtitur ‘babi, babi’. Kur e pyeta se çfarë ndodhi, më tha ‘babi po më çonte në shkollë”.

Article Logic
Execution time: 0.0013551712036133