INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Po “çmenden” shqiptarët? Mjekët, në vitin 2020 sëmundjet mendore do lenë pas të tjerat[VIDEO]

Publikuar më: 14:18 10-10-2018

Shqiptarët vitet e fundit po preken më shumë nga çrregullimet e shëndeti mendor. Në ditën botërore të shëndetit mendor mjekët janë të shqetësuar në lidhje me numri e lartë edhe të të rinjve të prekur nga ankthi, çrregullimet e humorit apo dhe depresioni. Ata vënë alarmin se me këto rritme sëmundjet e shëndetit mendor do të lënë pas ato të zemrës dhe kancerogjenet.

“Truri është organi më i goditur sot për sot. Deri në 2020 sëmundjet mendore do të jenë të parat. 1 në 4 persona njëherë në jetë do të preket nga një çrregullim apo sëmundje mendore,” tha mjekia psikiatre, Arjana Reli.
Ndërsa Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi gjatë një aktiviteti me të rinj se në pjesën më të madhe të rretheve do të ngrihen qëndra ditore të shëndetit mendor.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375