INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti. S'ka shi por temperaturat...

Po bëni plane për fundjavë? Mësoni si do të jetë moti. S'ka shi por temperaturat...

Publikuar më: 10:31 23-11-2018

Reshjet e shiut që përfshinë vendin tonë ju erdhi fundi. Të paktën kështu lajmërojnë meteorologët, të cilët thonë se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë reshje shiu. Sipas parashikimit të motit vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, më të theksuara në zonat Jugore-Juglindore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas shërbimeve meteorologjike era do të fryjë me shpejtësi 35-km nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Por edhe pse duket se do të ketë një përmirësim të kushteve meteorologjike, temperaturat do të vijojnë tyë bien. Mësohet se temperaturat e ajrit do të bien duke u luhatur nga 2 gradë mëngjesi në zonat malore deri në 20 gradë mesdita në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0018858909606934