INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plazh dhe diell për Stresin pas burgut! Keisi shfaq format e mrekullueshme me bikini në krah të reperit[FOTO]

Plazh dhe diell për Stresin pas burgut! Keisi shfaq format e mrekullueshme me bikini në krah të reperit[FOTO]

Publikuar më: 17:36 23-06-2019

Dalja nga burgu e reperit Stresi ishte një lajm, i cili pritej prej shumë kohësh nga fansat, miqtë dhe për më tepër nga e dashura e tij Keisi.

Edhe pse jeton në Kanada, ajo është kthyer për të qenë pranë dashurisë së jetës së saj në këto ditë kaq të rëndësishme.

Menjëherë pas daljes nga burgu reperi na njoftoi se shumë shpejt do t’i rikthehet asaj që ai e ka me më shumë pasion: muzikës.

Por, fillimisht Stresi ka zgjedhur të shijojë disa ditë plazhin pas periudhës së gjatë që kaloi i mbyllur prapa hekurave.

Në këto pushime nuk mund të mungonte as Keisi, e cila ka shpërndarë plot foto dhe është shfaqur tepër krenare për të dashurin e saj.

Në njërën prej fotove ajo shkruan: “Bisha ime”. Në një tjetër Keisi ekspozon dhe linjat e saj me një trup të admirueshëm, ndërkohë që Stresi e shoqëron kudo.

Pushime të mbara dhe më se të merituara për reperin në pritje të muzikës së re, ndërkohë për Keisin një ëndërr e vërtetë u plotësua në kaq shumë ditë mungese.

auto_s31561283896.jpg

auto_s21561283894.jpg

auto_S11561283894.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030889511108398