INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri te Interi! Candreva qëllon me shuplakë futbollistin [VIDEO]

Plas sherri te Interi! Candreva qëllon me shuplakë futbollistin [VIDEO]

Publikuar më: 12:46 17-07-2018

Antonio Candreva po kalon një moment negativ te Interi. Pas një sezoni pa shënuar asnjë gol, askush nuk është më i bindur për t’i besuar një vend si titullar. Spalletti ka dhënë miratimin për largimin e tij dhe po shqyrtohen të gjitha ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Candreva është tepër i nervozuar dhe kjo dukej qartë në seancën e djeshme stërvitore, ku futbollisti ka qëlluar me shuplakë mesfushorin 18-vjeçar, Xian Emmers, në një mënyrë vërtetë të turpshme dhe aspak të denjë për një futbollist me eksperiencën e tij.

Incidenti ka ndodhur para syve të Spallettit, ndërsa klubi zikaltër nuk ka reaguar ende për këtë situatë, por duket se tashmë Candreva mund t’i ketë vënë vulën largimit të tij nga Interi.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385