INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plas sherri! Rikthehet pas 1 viti armikja e Taynës, thumbon reperen me këngën e saj më të re [VIDEO]

Plas sherri! Rikthehet pas 1 viti armikja e Taynës, thumbon reperen me këngën e saj më të re [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 07-09-2019

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

6.PNG

Me siguri të gjithë e mbani mend sherrin mes Taynës dhe Arta Memedit vitin e kaluar. Tayna në një postim në Instagram shkruante që tani e tutje ta thërrisnin "Njerka" pasi "Mami" po përdorej shumë. Arta reagoi duke i thënë Taynës 'ti gjithmonë do të jesh e dyta'.

-640-0-5d7382ba0a4b3.jpg

Sherri mes dy repereve u komentua shumë në media, por më pas për një kohë të gjatë Arta ra në qetësi. Sot ajo është rikthyer pas gati 1 viti duke publikuar këngën e saj më të re me titull "Shote Galica".

Fansat menjëherë kanë nisur të komentojnë se kënga e re e Artës është diss për Taynën.

-640-0-5d7382acec3a8.jpg

"S'kam ik prej luftës, kadal veç sa ja nisa"- dëgjohet duke thënë Arta. Në fund këngëtarja thumbon sërish Taynën duke thënë:

"Siri who ..... up ata me kryt ma t’madh se beli". Më poshtë mund të ndiqni videon.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883